Ulet ndjeshëm numri i viktimave, ka shpresë për Italinë

Ditën e soymr Italia shënoi 525 të vdekur nga COVID-19, më e ulëta prej 19 marsit.

Conte në një intervistë është shprehur se Italia nuk bëri një përgjigje të përsosur fillimisht por tani po bën më të mirën dhe është në rrugën e duhur.

Por kryeministri italian thotë se nuk mund të thuhet ende se kur do të përfundojë ”Lock- Doën”-i kombëtar teksa thekson se vendimet do merren mbi baza shkencore.

”Tani për tani nuk mund të them kur bllokimi nga Coronavirus do të përfundojë,” tha ai. “Ne po ndjekim udhëzimet e komitetit shkencor, por Italia ishte vendi i parë që u përball me urgjencën. Përgjigja jonë mbase nuk ishte e përsosur, por ne kemi bërë më të mirën bazuar në njohuritë tona. Vlefshmëria e masave tona është njohur nga OBSH dhe rezultatet tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur.”- tha Conte gjatë intervistës.


Shtuar 5.04.2020 17:00