Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, i cili inicioi protestën kundër rritjes së çmimeve, ishte i ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.
Pyetja e Lapajt drejtuar Ramës: “A është normale që të tatojmë me 20%, njësoj si mjete e luksit, si një telefon që kushton 2 mijë euro tip i fundit, me një buke që mban fryëm 1 në 3 shqiptarë.
Rama: “Unë mendoj se që nga koha e Skënderbeut shqiptarët kurrë nuk kanë pasur problem bukën, kurrë. Të pasurit problem bukën është fenonen i vendeve që nuk kanë lidhje me shqipërinë. Së dyti këtë sistem e kemi zgjedhur para 30 vitesh. Nuk e zgjedh qeveria sa do jenë çmimet. Çmimet rriten jo thjesht si rezultat i rritjes së burimeve, por sepse vendosja e taksës së eksportit ka rritur xmimet. Nuk ka asnjë provë shekcore që ulja e TVSH ul çmimet. Ata që shesin nuk i ngrenë çmimet në pikën që të mos shesin dot. Tregu e bën kalkulimin e vetë. Sepse nëse nuk ka fuqi blerëse, falimentojnë. Përsa i përket bukës, duhet të dini që kemi prej kohësh një çmim preferencial për energjinë të mbrojtur, që do të thtë ne subvencionojmë furrat e bukës. Nëse furrat e bukës do të kishin energjinë sa çdo biznes tjetër, çmimi do të ishte shumë i lartë. Thënë kjo, nga i gjen shteti këto para për të heq TVSH dhe për të dhënë atje. Nga do t’i gjejë?”./albeu.com