Kompania farmaceutike “Moderna Inc” njoftoi sot se synon të dhurojë 1 miliard doza të vaksinës së saj kundër Covid-19 për vendet e varfra, në vitin 2022, përveç dozave tashmë të premtuara për mekanizmin global COVAX.
Në vitin 2022 kompania parashikon që do të përgatisë 2-3 miliardë doza të vaksinës.
Në maj, kompania u zotua të dërgojë deri në 500 milionë doza të vaksinës së saj në COVAX nga tremujori i katërt i vitit 2021 e tutje./albeu.com