Shifër rekord, sa fitoi Man United nga fanellat e Ronaldos

Manchester United e bleu për 15 milionë euro Cristiano Ronaldo në verë, por tarifa e transferimit mund të rritet në 23 milionë euro përmes pagesave të bonuesve.

Por, dhjetë ditë pas transferimit nga Juventusi, United fitoi 218 milionë euro nga shitja e fanellave të Ronaldos, raporton “The Guardian”.

Portugezi me skuadrën angleze ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2023. /albeu.com/


Shtuar 7.10.2021 10:59