Ditën e sotme, para kryeministrisë u mblodh një grup qytetarësh që protestuan kundër rritjes së çmimeve në vend.
Në protestë morën pjesë edhe figura të njohura, përfshirë ata politike.
Të pranishëm ishin dy deputetë të PD-së, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.
“Ne mbeshtetje te shoqerise civile. Cdo dite eshte e mire per te protestuar, mos prisni tju taksojne dhe ajrin”, shkruan Korreshi në Facebook.
Ndërsa Vokshi është fiksuar nga kamerat në mesin e protestuesve.
Protesta ka zgjatur një orë dhe iniciuesi Adriatik Lapaj është shprehur se qeverisë do t’i japin disa ditë kohë, dhe nëse nuk refleton, ata do të mblidhen sërish në shesh ditën e hënë në orën 17:00./albeu.com