Ekipi i Romës tenton të “blindojë” një nga yjet e ekipit, Gianluca Mancini i cili ka kontratë deri në vitin 2024 me kryeqytetasit.
Mancini është një nga mbrojtësit më të mirë dhe më premtues në Serie A dhe jo vetëm.
Sipas ‘Calcio Mercato’, agjenti i futbollistit prej kohësh ka nisur bisedimet me krerët e ‘Gjallorosovë’ për një kontratë të re.
Mancini aktualisht përfiton dy milionë euro në sezon, kurse me marrëveshjen e re që pritet të finalizohet së shpejti do të përfshihet edhe rritja e pagës.
Mbrojtësi, këtë edicion ka regjistruar 10 paraqitje me fanellën e Romës në të gjitha garat, duke realizuar një gol.