Aksident i rëndë në Elbasan, makina humb kontrollin (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pasa mesnatës (5 tetor) në Elbasan në afërsi të rrethrrotullimit të bashkisë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në makinën që dyshohet se ka humbur kontrollin kanë qenë dhe 3 persona të rritur të cilët kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa policia është në vendngjarje. /albeu.com/


Shtuar 6.10.2021 08:13