Në fillim të këtij shkrimi dëshiroj t’ ju shpreh ngushëllime familjarëve të atyre që humbën jetën si pasojë e koronavirusit, e atyre që janë të prekur ju dëshiroj shërim të shpejtë! Për çdo ditë jëmi dëshmitarë të rritjës së numrit të të prekurvë dhë të vdekurve nga koronavirusi.
Me masat e mara deri më tani, shumë nga ne shqiptarët, rrezikojmë të “dënohemi më vdekje”. E kjo më së miri mund të dëshmohet dhe argumentohet me rastin e spitalit të Ohrit ku mjekët e Departamentit të Sëmundjeve Infektive lanë në mëshirë të fatit pacienten shqiptare, motrën tonë nga Tateshi, rast që mbaroi me fatalitet dhe si pasojë pacientja e humbi jetën. Te nderuara motra dhe vëllezer, me gjasë kjo mund t’i ndodh çdo shqiptari në Maqedonin e Veriut.
Spitalet publike në vendet ku jetojnë shqiptarët (Tëtovë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Dibër, Strugë …) janë në gjëndjë katastrofale, pa paisje mjeksore, pa dhoma intensive me plotëkuptimin e fjalës dhe pa mjete të nevojshme për pacientët. Spitalet publike, të vetmen gjë cilësore qe kanë janë mjekët dhe motrat medicinale, të cilët edhe në kohë pandemie janë pa kushte mbrojtëse dhe kështu ata rrezikojnë që të infektohen dhe pastaj përpos spitalit, të na mungojë edhe stafi mjeksor dhe ne atëherë të kuptojmë se jemi lënë në mëshirë të fatit e të Zotit.
Duke i pasur parasysh gjithë këto që i përmenda më sipër, besoj se thirrja e Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare për izolim është me qëllim të mbrojtjës së popullit tonë. Si gjithmonë kur ai sheh se gjërat nuk shkojnë si duhet, ai kërkon mënyra për ta ndryshuar atë dhe në këtë rast ai mendon për t’ju ndihmuar juve. Këto janë momente kur duhet të kemi vetëdije të lartë e të kuptojmë se e vetmja rrugë për ta mbrojtur veten dhe të dashurit përreth është të qëndrojmë në shtëpi.
Ne duhet ti paraprijm të keqes. Frika nga virusi duhet te jetë më e madhe në këto momente në krahasim me krizën ekonomike. E kuptoj se e ardhmja kërkon siguri ekonomike, mirëpo fillimisht duhet të tejkalojmë Covid-19. Frika e kolapsit ekonomik është më e largët në krahasim me virusin. Sa më shpejt që ne e parandalojmë koronavirusin, aq më shpejt do i kthehemi vendeve tona të punës dhe bizneseve. Unë jam optimiste dhe besoj se nëse i përmbahemi strategjisë së vetme – distancës sociale – me durim do t’ia dalim.
Fatmire Isaku – Kryetare e Forumit të Gruas të PDSH-së