Durimit të Kourtney Kardashian i erdhi fundi. Episodin e të enjtes së “Keeping Up With the Kardashians,” Kourtney njoftoi se zyrtarisht do të largohet nga seriali pas konflikteve të njëpasnjëshme me motrat. Sidoqoftë, tha se do të rikthehet të xhirojë për disa momente speicifike.
Javën e kaluar, Kourtney dhe Kim u përleshën fizikisht dhe shokuan fansat e familjen. Xhirimet ndalën për një javë dhe Kourtney dhe Kim biseduan për të zgjidhur situatën. Më pas u nisën në një udhëtim të planifikuar për në Armeni që zbuloi më tej acarimin e Kourtney-t me jetën publike.
Më pas, Kim, Kourtney dhe Khloe biseduan sinqerisht, bisedë që e la Kourtney-n të përlotur.
“Ndihem si një kavje që vjen vërdallë pambarimisht. Nuk e bëj dot më,” tha Kourtney. “Kam vendosur të tërhiqem nga seriali dhe të xhiroj vetëm gjërat që më duken interesante ose emocionuese.”
Nuk dihet ende sa do të dalë Kourtney në serial, por mungesa e saj do të ndihet.