La pas dy fëmijë të mitur, zbulohet identiteti i plotë i shqiptarit të ezkekutuar në Greqi (FOTO LAJM)

Është zbardhur identiteti i plotë i shqiptarit të vrarë mbrëmë në Athinë, në një kohë kur ai po konsumonte darkën. I riu, 38 vjeçar i njohur si Keli është shqiptari nga Tepelena, Dikenc Halili.

Sipas mediave greke, Halili gjendej në lokalin ku menaxhohej nga ai vete, “Dejavu”. Keli u qëllua me armë zjarri, me 4 plumba, 2 në kokë e 2 në trup dhe u transportua në spital në gjendje kritike për jetën.

I riu humbi jetën gjatë orëve të vona pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të rënda. Dyshohet se pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin e të riut nga Vlora është prishja e pazareve të drogës.

Mësohet se i riu ishte baba i dy fëmijëve të mitur. /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.10.2021 11:19