Java e 7-të e Premier League-s u mbyll me supersfidën Liverpool-Manchester City, takim që përfundoi me shifrat 2-2. Një ndeshje me ritëm e emocione ku dy skuadrat nuk kërkonin të ndalin hapin, sidomos në një moment të tillë.
Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Guardiolës, por pa mundur të gjenin golin. Në pjesën e dytë erdhi spektali i vërtetë. Fillimisht ishte Mane që dërgoi të kuqtë në avantzh në minutën e 59-të të takimit.
Foden barazoi në minutën e 69-të me një diagonale të bukur nga e majta, para se Salah të kalonte sërish në avantazh Liverpulin 7 minuta më vonë. Në minutë e 81-të, De Bruyne barazoi takimin duke shmangur humbjen e “qytetarëve”. Një barazim që i bën punë Chelsea-t që merr kryesimin me 16 pikë.