Tani është e lirë, Fjolla Morina fillon me ndërhyrjet estetike pas daljes nga burgu (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi dhe së fundmi ka qenë në qendër të mediave për dyshimin se i ka dhene fund martesës me Fisnikun. Megjithëse është komentuar për jetën e saj private, Fjolla duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.

Së fundmi, këngëtarja Morina publikoi në InstaStory disa imazhe, ku shihej teksa i nënstrohej disa ndërhyrjeve estetike.

“Ka ardh koha mu zbukuru” , u shpreh këngëtarja.

Më 21 korrik Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë në paraburgim 40 ditë me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të ishte në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.
Për Fisnikun ka ende dyshime nëse realisht janë ndarë, apo për shkak të procedurave ligjore janë detyruar të fshijnë njëri-tjetrin dhe fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale


Shtuar 3.10.2021 09:20