“Armiku me pendë”, gjeli “terrorizon” lagjen në New York duke plagosur kalimtarët (VIDEO)

Një gjel në një prej lagjeve të New Yorkut ka “terrorizuar” banorët, pasi shumë prej kalimtarëve në atë sonë, kanë rënë pre e sulmeve të tij.

Një burrë në Queens (lagje në New York) u sulmua gjatë rrugës për në punë, raportoi NBC, në momentin që ai po kthehej në shtëpi.

“Si zakonisht po kthehesha nga puna dhe ndjeva një pickim në dorën e majtë,” tha Leon Suseran , i cili u përpoq ta godiste me këmbë, por ai vazhdonte ta kafshonte pa pushim.

“Ai ishte agresiv, gati djallëzor. Ndërsa gjaku buronte nga plaga, ai po përpiqej të më kafshonte përsëri”, shtoi Leon.

“Armiku me pendë” i Suseran nuk është vetëm ndonjë gjel i zakonshëm, ka një reputacion në lagje.

Ata që jetojnë në zonë thanë se gjeli dhe një grup pulash kanë vite që bredhin në zonën rreth Rrugës 169, duke trembur njerëzit.

“Kam dëgjuar që fëmijët nuk mund të ngasin skuter dhe nuk mund të ecin lirshëm. Duhet të jeni të kujdesshëm tani nga gjeli”, tha fqinji duke qeshur. shkruan NBC.

Mund të duket qesharake, por banorët që jetojnë atje, e vuajnë realisht praninë e gjelit “sulmues” atje./albeu.com