Qendra Serbe e biznesit në Dubai, Vuçiç fton shqiptarët: Ta përdorin edhe zyrtarët e Shqipërisë e Maqedonisë

Presideni i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar zyrtarët shqiptarë dhe ata të Maqedonisë së Veriut që ta përdorin lirisht qendrën serbë të biznesit në Dubai.

Qendra u hap si pjesë e Ekspozitës më të madhe Botërore EXPO 2020 në Dubai, mund të përdoret nga biznesmenë vendas të tyre.

“Unë i bëj thirrje përfaqësuesve të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë që biznesmenët e tyre të përdorin hapësirën e qendrës së biznesit të Serbisë në Dubai, në mënyrë që ata të mund të ftojnë biznesmenët e vendeve të tyre që të flasin me njerëzit e Emirati dhe të tjerët si të ishin të tyre. Ne nuk kemi asnjë problem me këtë” tha Vuçiç./albeu.com