Qeveria nuk ka planifikuar asnjë paketë ndihme për mediat e vendit.
Kryeministri tha se:
“Media janë biznese të mëdha, qeveria ka vënë në dispozicion garancin sovrane, mediat të marrin kredi dhe të paguajnë punonjësit e tyre.
Përsa i përket gazetarëve është tjetër diskutim. Përsa kohë flitet për mungesë fitimi ose emisione komerciale, nuk është detyrë e qeverisë. Pyetja është kush është më në hall”.
Në mënyrë të vazhdueshme gazetarët, perfaqësuesit e medias dhe organizatat e medias i kanë kërkuar qeverisë të përfshijë në paketën e ndihmës ekonomike edhe mediat.