Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se hetimet për zjarrin që ra në spitalin e COVID-19 në tetovë janë drejt fundit, duke shtuar se pret të publikohen sa më shpejt.
“Sa më shpejtë, aq më mirë që të zgjidhim të gjitha dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë, po ndodhin aktivitete të përditshme. Është e radhës të publikohet ai raport që të mund edhe unë ta them qëndrimin tim me rastin e dorëheqjeve të ofruara nga ministri, zëvendësministri…”, ka thënë Zaev.
Kujtojmë se zjarri në spitalin Covid ka shpërthyer me 8 hstator duke u marrë jetën 14 personave dhe duke lënduar 11 të tjetrë.
Pas kësaj ngjarjeje dha dorëheqje ministri dhe zv.ministri i Shëndetësisë dhe dy drejtorë të spitalit Tetovës.
Në hetimin për zjarrin, janë edhe hetues gjermanë, krahas atyre maqedonas./albeu.com