MARCA: Ronaldo mposht Messin, më i miri në histori (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “Më i miri i të gjitha kohërave” të organizuar nga Marca.

Ndjekësit e gazetës spanjolle sportive votuan legjendat e ndryshme të futbollit përmes sondazheve në sfidat me nokaut dhe zgjodhën yllin e Juventusit si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.

Të lidhura

None found

Portugezi fitoi çmimin “GOAT” pasi mposhti Leo Messin, në finalen mes dy fenomenëve që kanë dominuar futbollin botëror në vitet e fundit. Kampioni i Juventusit mposhti edhe rivalë të tjerë si Maldini, Zidane dhe Maradonën.

Në finale portugezi mori 54% të votave: 246 mijë në total. Messi , nga ana tjetër, ndaloi në shifrën 46%, duke mbledhur 209 mijë vota.

Në gjysmëfinale, ylli i Juventusit kishte eliminuar Maradonën (59% kundër 41%) ndërsa Messi mundi Ronaldo (brazilianin) me 52% të votave.


Shtuar 2.04.2020 13:33