Lajmi i mirë për Shqipërinë, vijnë 54 respiratorë të rinj

54 respiratorë të rinj kanë ardhur në Shqipëri, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër.

Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me radhë, sipas porosive” u shpreh Manastirliu vetëm pak ditë më parë.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19 nga Lezha, e cila kreu një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.


Shtuar 2.04.2020 13:32