Roma vazhdon rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës pa njohur pengesa.
Skuadra e Jose Mourinjos ka hedhur që në start kandidaturën për suksesin në turneun i cili mbyllet me finalen në Tiranë dhe në këto momente, duket se është në formën e duhur për ta pretenduar një gjë të tillë.
Ndonëse u mund në fundjavë në derbi, në ndeshjen e sotme pavarësisht rrotacionit, Roma tregoi se ishte shumë më superiore se ukrainasit e Zoria duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.
El Sharaui në start dhe Smolling me Abraham në pjesën e dytë i dhanë një sukses të qetë skuadrës italiane që kryeson grupin e saj me pikë të plota.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera nuk kishte surpriza me fitore të skuadrave pretendente si AZ Alkmar, Gent apo Partizan Beograd, të cilat kryesojnë në grupet përkatëse.