Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e mësueses në Pogradec, Anila Bazelli, 46-vjeç.
Bëhet me dije se Bazelli vuante nga astma dhe se është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.
Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.
Trupi i Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.
Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. /albeu.com/