Nuk ka (thuajse) asgjë më të keqe sesa të zbuloni se partneri juaj ju ka tradhtuar. Një marrëdhënie e mirë romantike bazohet në besimin reciprok, respektin, admirimin dhe tërheqjen.
Kur një partner kryen një akt tradhtie, lidhja e besimit është thyer. Ndoshta nuk ndiheni më të respektuar apo admiruar. Më e keqja nga të gjitha, nuk dini më sesi janë ndjenjat e tyre ndaj jush.
Përkundër këtyre pasojave potencialisht shkatërruese, ne shpesh tradhtojmë partnerët tanë. Sondazhet sugjerojnë se më shumë se 60% e njerëzve kanë tradhtuar partnerin ose bashkëshortin e tyre romantik afatgjatë të paktën një herë (Brogaard, 2015, kap. 8).
Pse kaq shumë prej nesh nuk janë besnikë? Këtu janë 4 arsyet më të shpeshta
– Ne tradhtojmë sepse dëshirojmë emocion dhe paparashikueshmëri
Shumica prej nesh mendojnë se “faza e muajit të mjaltit” e marrëdhënieve është mënyra si dashuria romantike supozohet të jetë gjatë gjithë kohës. Këto faza të marrëdhënieve romantike i ngjajnë profilit kimik të çrregullimeve psikologjike si çrregullimi i ankthit të përgjithësuar (GAD) dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD). Gjatë kësaj kohe, nivelet e dopaminës rriten, duke shkaktuar ndjenja ekstaze dhe energjie.
Për shkak se faza e muajit të mjaltit në marrëdhëniet romantike shpesh gjeneron nivele të ulëta të trurit të serotoninës dhe nivele të larta të dopaminës, kjo fazë shpesh shkakton ndjenja të kënaqësisë ekstreme, të kombinuara me ndjenja të paparashikueshmërisë dhe pasigurisë. Edhe pse ky koktej emocional pasqyron një gjendje jo të shëndetshme të trurit, njerëzit mund t’i dëshirojnë këto emocione. Mungesa e tyre më pas, ju jep idenë se diçka nuk shkon.
Tradhtia është e fshehtë dhe potencialisht e rrezikshme, prandaj mund të ndihet emocionuese dhe të na japë adrenalinë.
– Tani, është më e lehtë se kurrë të takosh e të shohësh njerëz të tjerë tërheqës
Një arsye tjetër pse ne tradhtojmë është thjesht sepse mundemi. Përpara fillimit të viteve 1970, ishte shumë më e zakonshme që gratë të ishin nëna në shtëpi dhe burrat në punë. Këto struktura shtypëse shoqërore u siguruan grave shumë pak mundësi për të tradhtuar. Nga ana tjetër, edhe pse burrat ishin më pak të kufizuar, ata kishin më pak gjasa për të gjetur njerëz për të tradhtuar, të paktën pa i kërkuar me qëllim.
Atëherë, ishte gjithashtu më e vështirë për të fshehur tradhtinë. Sot, ka 1001 mënyra për të bërë diçka pa i lënë të tjerët të kuptojnë ndonjë gjë. Për më tepër, sot kalojmë më shumë kohë larg partnerëve, kemi më shumë kontakte me njerëz të tjerë, virtuale dhe në jetën e vërtetë etj.
– Tradhtia mund të sinjalizojë se diçka nuk shkon
Ndonjëherë tradhtia është një shenjë se diçka nuk është në rregull në lidhjen tuaj afatgjatë. Nëse ju qëndroni bashkë për arsye ekonomike, për hir të fëmijëve, për shkak të pronave të përbashkëta, komoditetit etj, mund të keni më shumë gjasa të kërkoni intimitet, admirim, kënaqësi dhe respekt diku tjetër.
– Herë pas herë, ndodh të tradhtosh
Në një festë pushimi në kompani, mund të pini pak më shumë seç duhet dhe ta gjeni veten duke puthur kolegun në një korridor. Ndërsa të gjitha tradhtitë cënojnë besimin e partnerëvë tanë, një puthje e padëshiruar në një cep pas disa gotash mund të jetë relativisht e pafajshme. Por, nëse ju dhe kolegu (ose kolegia), pas kësaj përfundoni duke shkuar në shtëpi, kjo nuk është dhe aq e pafajshme. Ndryshe nga një puthje e vetme e shpejtë, të shkosh vullnetarisht në shtëpinë e dikujt kërkon marrjen e një vendimi të qëllimshëm.
E njëjta gjë vlen edhe për shkeljet e përsëritura. Nëse vazhdoni ta gjeni veten duke puthur kolegët në korridoret në festat e kompanisë, me siguri po e bëni me qëllim, edhe nëse nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm për “qëllimin” në atë kohë.