Një moment specifik kur bini në dashuri, nisur nga shenja e horoskopit!

Shumë njerëz mund ta kenë përjetuar: Është ai momenti epik, kur ju kuptoni se dashamirësia apo pëlqimi është kthyer në dashuri. Kjo fillon me gjërat e vogla, si kur ai kujtohet të të sjellë kafen gjatë pushimit të punës ose kur ajo të dërgon meme-t perfekte.

Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë, por nëse ka një moment specifik kur shenjat e horoskopit kuptojnë se janë kokë e këmbë të dashuruar, gjasat janë që ato momente të jenë këto (ose të ngjashme):

Dashi: Ai/ajo anulon planet për të qenë me ty.

Demi: Zgjoheni bashkë dhe kupton se ke marrë erën e saj/tij.

Binjakët: Kupton se ju mund të komunikoni vetëm me sy.

Gaforrja: Kur ai/ajo kërcen me ty ngadalë, në kuzhinë.

Luani: Bëni foto dhe kupton sa shumë shkoni bashkë.

Virgjëresha: Ai/ajo mban mend edhe detajet më të vogla.

Peshorja: Flet me “ne”, në vend të “unë”.

Akrepi: Kur personi që kanë përballë zhvishet nga çdo lloj kompleksi dhe jep gjithë veten e tij/saj të vërtetë në lidhje.

Shigjetari: Kupton se ndjen një lloj adrenaline në trup, sa herë që ai/ajo afrohet.

Bricjapi: Kur ai/ajo flet për planet e përbashkëta të së ardhmes.

Ujori: Përfshiet në hobitë e tua më të çuditshme.

Peshqit: I bën ëndrrat e tua realitet.


Shtuar 27.09.2021 15:59