Albërie Hadërgjonaj në Big Brother? Flet për herë të parë vetë këngëtarja (FOTO LAJM)

“Big Brother VIP” do të fillojë shumë shpejt, pak ditë na ndajnë edhe pse ende nuk kemi një datë fikse, një gjë është e sigurte,: në tetor do të rikthehet në ekran reality show!

Arbana dhe Lori kanë publikuar  pamjet e provave gjenerale duke u kujdesur të mos tregojnë detaje me rëndësi.

Por ende nuk kanë bërë publik asnjë emër edhe pse prej kohësh përfliten disa emra. Një prej tyre është dhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj.

Por vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë mbi këtë lajm duke e mohuar.

“Nuk është e vërtetë”, shkroi këngëtarja mbi një foto lajmi që ka qarkulluar prej ditësh, duke nënkuptuar se nuk do futet në shtëpinë BBV.