Personazhi publik i Instagramit, Kozak Braçi, ka bërë një kthesë 180 gradë nga deklaratat e mëhershme.
Ai paralajmëroi më parë një dosje të fuqishme, të quajtur dosja “Hamzai” kundër rreperit Stresi, por mesa duket, Kozak qenka tërhequr.
Sipas tij, sherret do i lërë vetëm në jetën private dhe jo më në instagram, pasi nuk do të shkatërrojë karrierën e tij, që sipas tij ka prekur majat.
“Sherret në privat, unë në instagram bëj vetëm ëmisione, jo siç thonë portalet. kam bërë edhe bamirësi, po nejse kanë kaluar”, u shpreh Kozak Braçi./albeu.com