Strehimi i afganëve, Rama: Jemi vend mikpritës, thamë “po” sapo na e kërkuar organizatat humanitare

Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Neë York-u për Kryeministri për televizionin francez “TV5MONDE” ka folur edhe për strehimin e 400 afganëve në Shqipëri.

Rama tha qeveria nuk i ka strehuar me kërkesë të SHBA, por sepse Shqipëria është një vend mikpritës. Gjithashtu tha se nuk pret favore nga Uashingtoni.

“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA, të qeverisë së SHBA, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës, vendi i vetëm në Europë që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj. Jemi një vend që kemi pritur gjysmë milioni refugjatë lufte që u ikën masakrave të regjimit të Sllobadan Milloseçic në vitin 1999 dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet se ka një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të dhënë. Ne kemi qenë afganë para 30 vjetësh, dhe po të mos kishte qenë mikrpitja e italianëve dhe vendeve të tjera ne nuk do të kishim dalë nga ai ferr, që nuk ishte ferri i talebanëve islamistë por ferri i talebanëve të kuq”, tha Rama./albeu.com

 

 


Shtuar 25.09.2021 09:10