Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pyetur lidhur me nismën e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Të lidhura
None found
Von der Leyen deklaroi se përcaktimi i kornizës ligjore për këtë çështje është në kompetencë të Kosovës. Ajo theksoi, megjithatë, se çdo vendim duhet të respektojë dhe të garantojë pavarësinë e gjyqësorit.
“Kosova duhet të vendosë për ndryshimet e mundshme në kornizën ligjore. Ajo që ka rëndësi është garantimi i pavarësisë së gjyqësorit. Brenda këtij parimi, i takon Kosovës të përcaktojë se cilat masa janë të nevojshme, por gjyqësori duhet të mbetet i pavarur”, u shpreh Von der Leyen.
