Situata ekonomike e Barcelonës është më e e rëndë nga sa pritej. Auditimi i fundit ka zbuluar se humbjet kanë arritur rreth 350 milionë euro për këtë vit, çka tregon se klubi katalan nuk do të ketë ketë bilanc pozitiv, deri në sezonin 2022-2023. Këto llogari bëhen duke marrë parasysh dy faktorë që do të kishin një ndikim të qartë në llogaritë e klubit: Messi qëndron dhe Barça bën një blerje të profilit të lartë verën e ardhshme.
Sipas informacionit nga “Esport3”, drejtori i ri i përgjithshëm i Barcelonës, Ferran Reverter, ia ka bërë të qartë situatën bordit të ri drejtues. Ai mësohet të jetë shprehur se, pavarësisht nga situata, ka arsye për të menduar se klubi do të vazhdojë të jetë konkurrues kur bëhet fjalë për merkaton dhe se do të ketë një rimëkëmbje ekonomike në periudhën afatmesme.
Situata ekonomike e Barçës nuk është e mirë dhe kjo dihej tashmë. Ka qenë një nga temat e forta të fushatës elektorale dhe ka muaj që flitet për këtë çështje.
Një nga gjërat që Joan Laporta premtoi gjatë fushatës elektorale ishte se ai do të bënte një kontroll të brendshëm të llogarive të klubit për të zbuluar situatën reale. Raporti tashmë i është vënë në tryezë presidentit të sapozgjedhur dhe, sipas Esport3, rezultatet janë më shqetësuese sesa priteshin.