Me maska e armë në dorë, grabitet argjendaria në Gjirokastër

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër. Burimet bëjnë me dije se autorët kanë grabitur një argjendari në qendër të lagjes 18 shtatori.

Në argjendari janë futur 2 persona me maska dhe me pistoleta, kërcënuan shitësin.

Autorët kanë mundur të marrin një sasi të konsiderueshme sende me vlerë. Autorët kanë mundur të largohen nga argjendaria me një automjet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

 


Shtuar 31.03.2021 18:50