Komisioneri për Zgjerim uron qeverinë e re: Mezi pres të punoj me ju për integrimin në BE

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në Tëitter ka uruar Ramën dhe qeverinë e re për marrjen e detyrës.

“Urime Edi Rama dhe qeveria shqiptare për marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju për integrimin në BE dhe vendosjen e Reformës së zbatimit të ligjit në krye të agjendës.

Dialogu konstruktiv politik dhe koordinimi i fortë janë kyçi për pranimin në BE.”, shkruan ai në postim./albeu.com

 


Shtuar 18.09.2021 11:21