I moshuari në Astir kap të miturën, e fut në ashensor dhe tenton të abuzojë me të

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Një e mitur i ka rrëfyer të ëmës se është përballur një burrë i panjohur për të cilin familjarët dyshojnë se ka tentuar të abuzojë seksualisht me vajzën.

Ngjarja sipas nënës së të miturës me inicialet A.M, ka shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në Tiranë për të bërë denoncim, por tregon në dëshminë e saj se nuk e njeh atë që e quan ‘abuzues’. Fax News mëson ekskluzivisht se vajza e mitur jeton me familjen e saj në Astir pranë vendit të njohur “Vila L”, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të pasdites së kësaj të Premteje.

Të lidhura

None found

“Vajza zbriti nga banesa me dy shoqet e saj. Një burrë i moshës rreth 60 vjeç e kapi nga krahu. E mori fillimisht me të mira duke e ftuar gocën ta shoqëronte. Më pas i tha “hajde me xhaxhin të të çoj diku”. Vajza sapo është larguar prej tij, ma rrëfeu çfarë kishte ndodhur. Erdha në komisariat të bëj denoncimin. Nuk e njoh personin abuzues, se kam parë kurrë edhe në lagje”, thotë në dëshminë e saj nëna e të miturës.

Në praninë e psikologut, të nënës dhe xhaxhait të saj është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe e mitura A.M e cila ka treguar gjithçka që kishte ndodhur.

“Më tha mua më ço deri në katin e pestë. Deshi të më fuste në ashensor, nuk e njihja dhe më kapi paniku. Ai më mbante për dore dhe iu shkëputa duke vrapuar. Të njëjtën gjë bëri edhe me dy shoqet e mia, janë moshatare me mua por edhe ato vrapuan pas meje të tmerruara”.

Fax News mëson se grupi i hetimit që do të ngrihet për këtë çështje do të sekuestrojë kamerat e sigurisë në pallatin ku banojnë të miturat apo në bizneset përreth. Do të vëzhgohen pamjet për të bërë të mundur gjetjen e imazheve të burrit, identifikimin dhe kapjen e tij. /faxweb


Shtuar më 17.09.2021 22:43

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş