Nga dhuna tek vjedhja, bien 6 shtetas në pranga në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Të lidhura

None found

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale E. Zh, 16 vjeç, pasi gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij G. R. Në vijim të veprimeve u proceduar dhe dy shtetas të mitur të tjetër 16 dhe 17 vjeç, të dyshuar si pjesmarrës në konflikt.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim B. K., 29 vjeç, pasi me datë 24.05.2021, në anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin në përdorim nga shtetasi P. P.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim L. M., 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi duke thyer urdhërin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. P., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 

  1. D., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;

 

  1. D., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 14.09.2021 16:06

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş