Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës nga Afrika, mes të Bregut të Fildishtë dhe Etiopisë u kthye në kaos në minutat e fundit.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Charles Bulu u largua nga fusha me barelë pasi që nuk ishte në gjendje të vazhdoj referimin.
Kur po zhvillohej minuta e 30-të ai ishte në gjendje të keqe dhe për një çast u rrëzua në tokë.
Në pamjet e postuar në Twitter , gjyqtari shihet duke ecur ngadalë drejt stafit mjekësor para se të mbyllte sytë dhe të binte përtokë.
Bulu u trajtua në fushë para se të merrej me një barelë, me raporte që sugjeronin se ai u dërgua në një spital lokal për analiza.
Zyrtari i katërt që zuri vendin e Bulu nuk ishte në gjendje të merrte përgjegjësinë për pjesën e mbetur të ndeshjes sepse ai ishte vendas dhe mund të ishte akuzuar për paragjykim ndaj nikoqirëve.
Pas diskutimeve, ndihmësi i gjyqtarit kenian Gilbert Cheruiyot u plotësua si gjyqtar për të mbikëqyrur minutat e fundit të ndeshjes.
Referee Just Passed Out, Hope He is okay?
Ivory coast vs Ethiopia pic.twitter.com/aiFVZz4DMJ— Goaldigger®️?️ (@betplaceke) March 30, 2021