Policia e Lushnjes është vënë në kërkim të grabitësve të cilët mbrëmjen e djeshmë kanë grabitur një firmë uji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk ku dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.