“Drogaxhi”, gjithë personazhet e politikës që akuzuan Ramën se konsumon kokainë

Kryeministri Edi Rama është përballur gjithnjë me akuzën e vazhdueshme të kundërshtarëve se konsumon rregullisht kokainë.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi pa u menduar dy herë se Rama shpenzon në një javë para për kokainë, aq sa ajo nuk ka harxhuar për shkollimin e fëmijëve të saj shkruan albeu.com.

Një akuzë kjo shumë e rëndë pasi lëndët narkotike në Shqipëri janë të ndaluara me ligj, por duket se edhe kundërshtarët e Ramës nuk kanë frikë të deklarojnë me zë të lartë se njeriu që drejton vendin, është një person i varur nga droga.

Por Kryemadhi nuk është e vetmja, pasi para saj të tjerë kanë akuzuar të njëjtën gjë.
Konkretisht:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar të njëjtën gjë. Ai është shprehur publikisht se kryeministri është konsumues i rregullt i kokainës, madje ka nxjerrë edhe foto të cilat më vonë u deklaruan se janë montazh.

Presidenti Ilir Meta pak kohë pasi Rama nxorri një foto të tijën ku e akuzonte se po pinte raki, bëri deklaratë publike se të paktën ai pinte raki, por Rama pinte kokainë.

Edhe Nard Ndoka ka hedhur të njëjtën akuzë nga Kuvendi.
“Sapo ma konfirmuan me sms nga një mjek, se unë nuk i besoj doktor Berishës. Kryeministri është nën efektin e kokainës. Jo vetëm kruhet, por edhe nxihet. Jepini ujë se është e këshillueshme. Merrni shishet e ministrave dhe pini ju, por të atyre që nuk janë përdorues kokaine. Pini ujë dhe ulni masën e kokainës në trup”-është shprehur ai.

Dashamir Shehi u shpreh për këtë çështje nga Kuvendi:
“Unë pi raki, është defekt i jetës sime, por jo e ndaluar me ligj, droga po.”

Albana Vokshi nga ana tjetër pohoi se Rama nuk pranon të bëjë testin e drogës në gjyqin që janë përfshirë bashkë.
“Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës, sepse ka hallin e tij personal me kokainën, në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e tij shkon në katër.”

Edhe Edi Paloka ka hedhur akuza se kryeministri pi kokainë. Ai është shprehur kundrejt Ramës : Ti je bastexhi, pi kokainë!

Historia Olsi Jazexhiu është shprehur gjatë në një video ku ndër të tjera thoshte: Rama pi kokainë dhe pret koka njerëzish. Mos u trembni, nuk e prekim drogaxhiun, vrasësin, kurvarin.

Dhe kalvari vazhdon…

Por çfarë ka thënë vetë kryeministri Edi Rama lidhur me këto akuza? Ai është përgjigjur i ngarkuar emocionalisht në shpërthim nga studio politike:
“Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë (Gregu) kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit. Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë. Çfarë s’kanë thënë për mua, drogaxhi, overdozë… pederast!” /albeu.com/


Shtuar 31.03.2021 09:09