Boris Johnson humb njeriun e shtrenjtë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka humbur nënën e tij, Charlotte Johnson Wahl.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Times, duke shkruar se 79-vjeçarja vdiq “papritur dhe paqësisht” në Spitalin St Mary’s në perëndim të Londrës.

Boris Johnson dikur e ka përshkruar nënën e tij, e cila ishte një piktore, si “autoriteti suprem” në familje.

Figura të larta nga i gjithë spektri politik, përfshirë udhëheqësin e Punës Sir Keir Starmer, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre Johnson-it./albeu.com

 


Shtuar 14.09.2021 08:48