Sot temperaturat 32 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Moti në Shqipëri do të vijojë që të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave. Sipas MeteoAlb zhvillim i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të ndikojë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar duke sjell, kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira kalimtare por pa mundur të sjellin shira.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 07:55