Besart Berisha në negociata me Prishtinën dhe Ballkanin

Golashënuesi më i mirë në historinë e ligës australiane Besart Berisha, është afër transferimit të tij në Superligën e Kosovës.

Sipas gazetarit sportiv të Artmotion Arlind Sadiku, ai është në negociata me dy klube, Ballkanin dhe Prishtinën.

Nga informacionet që i ka siguruar Klankosova.tv sulmuesi kosovar gjatë javës pritet të vijë në Kosovë dhe të vendos për të ardhmën.

Besart Berisha në dy sezonet e kaluara ka shënuar 26 gola dhe ka bërë tre asistime për ekipin Western United në Australi.


Shtuar 13.09.2021 22:01