Vrasja e mistershme e Evgjeni Baxhos, gazetarja jep detaje: Komunikonte me një burrë mbi 50 vjeç

Dalin detaje të reja nga vrasja e mistershme e Evgjeni Baxhos.

Sipas inflormacioneve të marra, ajo komunikonte vazhdimisht me nje mashkull rreth moshës 50-vjeç.

Rasti i Evgjeni Baxhos , në trupin e të cilës u gjetën shenja të padëshiruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”.

Ditën e sotme kjo ngjarje e rëndë u rikthye në vëmendjen e publikut nga emisioni “Shqipëria Live” ku gazetarja Anila Hoxha dha disa detaje të reja.

Gazetarja e njohur u shpreh se aktualisht po bëhet zbërthimi i plotë i telefonit të së ndjerës. Sipas Hoxhës, nga këto hetime ka rezultuar se Evgjeni ka pasur komunikime të vazhdueshme me një person të seksit të kundër, në Tiranë.

“Ka qenë një komunikim dhe një njohje disa mujore mes tyre. Është kërkuar informacion nga kompanitë celulare që të ndihmojnë në gjetjen e emrit të mashkullit në fjalë, të cilin e ndjera e kishte të regjistruar me kod. Ky numër është blerë në tregun e zi”, tha Anila Hoxha.

Kjo e fundit shton se Prokuroria e Tiranës ka bërë me dije se Baxho ka pasur një varësi ndaj këtij personi.

“Si pasojë, Prokuroria ka pyetur të rinjtë që njihnin të renë, nëse ajo po aplikonte apo ndiqte disa sekte fetare? Burime jo zyrtare kanë thënë se ata kanë pasur bisedë intensive gjatë javëve të fundit. Ajo fliste për gjyshen dhe dajën që janë në Tiranë. Fliste për marrëdhënien dhe dobësinë  që kishte për gjyshen. Sipas tij, nuk duhej të takonte njeri se prishej rituali që ajo ndiqte. Nuk dihet çfarë rituali”, tha gazetarja e njohur.

Anila Hoxha shtoi se ekspertiza nuk ka depozituar ende rezultatet përfundimtare të kësaj vdekjeje, zbërthimin e simboleve të shkruara në trupin e vajzës.

“Kishte simbole të padëshiruara edhe në shtëpinë e saj. Personi që pritet të pyetet është nëna e saj dhe një i afërm i saj, që jeton në Tiranë. Por nuk dihet se kush është personi tjetër, për shkak se Prokuroria nuk jep detaje për shkak të hetimit”, vijoi gazetarja.

Hoxha zbuloi se ditën kur është gjetur e vdekur e reja, personi që Evgjeni ka folur me të në “Ëhatsapp”, ka hyrë në banesën e saj dhe është prezantuar si mjeku.

“Nga ballafaqimi që është bërë nga personat që e kanë parë, kanë thënë se nuk është mjek, por personi që ka folur Evgjeni. Është në moshë madhore, mbi 50 vjeç”, tha Hoxha./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 13:40