Milani vazhdon serinë e fitore në Serie A, duke siguruar të tretën në po aq ndehshje.
Ditën e sotme përballë kishte një rival të fortë që po ashtu vinte pas dy fitoreve, Lazion e Maurizoi Sarrit.
“Kuqezinjtë” gjatë gjithë ndeshjes ishin më lart se kundërshtari, por rezultatin arriti ta zhbllokonte vetëm në minutën e 45’ me sulmuesin Leao.
Nuk do të mbyllej me kaq, vendasit fitojnë edhe një penallti në shtesë, por Kessie tregohet i pasaktë përballë Reinas dhe i heq mundësinë skuadrë së tij që të shkojë në pushim me avantazh të dyfishtë.
Pjesa është thuajse kopje të parës, me një ndryshim, Zlatan Ibrahimovic kthehet në fushë pas 4 muajsh mungesë.
Suedezit i duhen vetëm 7 minuta dhe në të 67’ arrinë të dërgojë topin në rrjetë për të dyfishuar rezultatin dhe për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.
Sulmuesi do të ishte protagonist edhe pas përfundimit të ndeshjes teksa përfshihet në një përplasje me lojtarët e Lazios.
Me 9 pikë në 3 ndeshje, Milni mometalisht ngjitet në krye me pikë të barabarta me Napolin, ndërsa Lazio mbetet në kuotët e 6 pikevë dhe renditet e 6. /albeu.com/