Crystal Palace ka arritur të fitojë me rezultat 3-0 ndaj Tottenhamit.
Vendasit që nga fillimi e nisën ndeshjen më mirë dhe patën më shumë tentime në portë.
Megjithatë përkundër rasteve pjesa e parë u mbyll 0-0.
Për Tottenhamin gjërat u vështirësuan kur Japhet Tanganga u ndëshkua me të kuq në min e 58’.
Wilfried Zaha në min e 75’ shënoi golin e epërsisë për Crystal Palace.
Pak minuta më vonë ishte Odsonne Edouard që realizoi për 2-0 në min e 84’.
Edouard shënoi sërish në min 90+3’ për të vulosur rezultat përfundimtarë 3-0.
Me këtë fitore tani Crystal Palace ka pesë pikë të grumbulluara, ndërsa Tottenhami ka nëntë pikë.