Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite: Mbretëria jonë e vlerëson shumë Shqipërinë (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Faisa Bin Farhan, ishte i pranishëm në Tiranë ditën e sotme.

Ai zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeminstrin shqiptar Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se dy vendet do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, madje presin që të zgjerohen fushat e veprimit, si në biznes, që është primare për ta, por ashtu edhe në fusha të tjera.

Princi shtoi se mbretëria arabe e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë.

DEKLARATA:

Shpresoj se kjo nuk ka për të qënë e fundit.  Kam pasur mundësi që të përcillja të gjitha mesazhet nga princi dhe mbreti. Mbretëria jonë e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë. Ne duam shumë që bizneset të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

Ne diskutuam dhe cështje për zhvillime të ndryshme në Lindjen e Mesme, dhe në rajon e në mbarë botën ne këtu kuptojmë se Shqipëria dhe vendi jonë kanë një qasje të njëjtë. Folëm për anëtarësinë së afërmi të Shqipërisë që do të marrë pjesë në këshillin e sigurimit në OKB, për axhendën e Shqipërisë, dhe ne do ju ndihmojmë dhe do ju japim ndihmën e plotë për anëtarësim. Do të japim të gjithë mbështetjen për anëtarësim. Shpresojmë që Shqipëria të jetë një partner kyc për ne në cështjen e mjedisit. Nisma e gjelbër është një iniciativë shumë e rëndësishme për ne. Ju keni angazhimin tim të plotë që ky bashkëpunim do të vijojë./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 13:25