Zëvëndesimi i Taulant Ballës nga Damian Gjiknuri në dy detyrat e rëndësishme si zv/kryeministër dhe drejtues i qarkut të Elbasanit ka sjellë pakënaqësi dhe përçarje brenda PS.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, numri dy i qeverisë, Gjiknuri u pyet nëse u ndje mungesa e Ballës në këtë mbledhje, duke e vënë atë në siklet dhe në tension, gjë e cila u vu re në përgjigjen e tij.
Gjiknuri deklaroi se për këtë gjë duhet pyetur vetë Taulant Balla duke shtuar se ndryshimet janë bërë për të mirën e partisë dhe jo për të ulur apo ngritur dikë.
Pyetje: A u ndje mungesa e zotit Balla?
Damian Gjiknuri: Nuk e di, duhet të pyesni zotin Balla, zoti Balla ka një detyrë të rëndësishme. Të gjitha ndryshimet që janë bërë, janë bërë për të mirën e partisë. Nuk është qëllimi për të ulur apo për të ngritur dikë. /albeu.com/