Santiago Bernabeu i rikonstruktuar, Real Madrid i rifreskuar

Me ri-funksionimin e stadiumit Santiago Bernabeu, Real Madrid pritet ta freskojë edhe skuadrën.

Sipas një artikulli të Marca, Real Madrid edhe pse u ‘dëshpërua’ për mos arritjen e transferimit të Kylian Mbappe, ata po i shtyejnë gjërat përpara me ambicie dhe një projekt serioz.

Los Blancos larguan futbollistë si Sergio Ramos dhe Raphael Varane, duke i sjellur në skuadër lojtarë si Camavinga e David Alaba, por përsëri nënshkrimi i ëndrrave për ta mbetet Mbappe.

Sidoqoftë, klubi mbretëror nuk do të fokusohen vetëm tek transferimi i francezit, ata do të tentojnë të sjellin edhe Paul Pogba dhe Erling Braut Haaland.


Shtuar 6.09.2021 23:12