MOTI/ Kushtet atmosferike ditën e nesërme pritet të jenë relativisht të paqëndrueshme

Në një përmbledhje të shkurtër rreth parashikmit të motit për javën që presim përpara mund të themi se ajo pritet relativisht e paqëndrueshme.

Përgjatë të gjitha ditëve duke nisur nga dita e nesërme dhe deri ditën e premte moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësëirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Moti i vranët parashikohet kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Paqëndrueshmëria e motit do të shoqërohet edhe me reshje shiu. Ditën e nesërme si dhe ditën e enjte në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me skarkesa elektrike dhe breshër.

Për ditët e tjera të javës, në pjesën tjetër të territorit, parashikohen reshje shiu të dobta dhe lokale më tepër në relievet kodrinore dhe ato malore.

 


Shtuar 6.09.2021 23:33