Tayna gjatë kësaj kohe po qëndron e mbyllur në shtëpi, bashkë me familjen e saj.
Reperja nuk i harron fansat, ajo së fundi i është përgjigjur pyetjeve të tyre në rrjetin social Instagram.
Dikush nga ndjekësit e pyeti “ke qenë e dashuruar?”, kurse përgjigja e Taynës pasi tha se nuk ka qenë e dashuruar, ishte “Hala tu prit jom me m’bo pershtypje dikush shume”.
Tayna njësoj si kolegët e saj gjatë kësaj kohe ka anuluar të gjitha planet që kishte rreth koncerteve e këngëve të reja.
Me anë të një postimi, ajo tha se në këtë kohë preferon t’i lexojë titujt e ri të librave që ka blerë.