Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku COVID-19 i ka marrë jetën një vajze të re dhe shtatzënë.
Sot në orën 02:30 të mëngjesit ka ndërruar jetë nga Covid një 26-vjeçare nga Vitia. Ajo ishte shtatzënë dhe kishte lindur para disa ditëve.Pas lindjes, të cilën e kishte kryer me operacion, ajo ishte transferuar për terapi intensive pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Këtë e ka konfirmuar dhe anesteziologu, Gazmend Spahija.
“Gruaja ka vdek sot ka ora 02.30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datë 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë.
Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive edhe të organeve. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë”, ka thënë ai.
Spahija ka treguar se pacientja kishte rezultuar pozitiv me virus më 3 gusht të këtij viti. Ai është shprehur se nuk ka informacione nëse ajo ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Numri i grave shtatzënë që vdesin nga Covid-19 ka shkuar në 6-të për këtë vit. /albeu.com/