Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar me inicialet G.B., banues në Laç, pasi ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Ai dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri.
NJOFTIMI:
Vihen në pranga shtetas për vepra të ndryshme penale Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirë organizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.B., 43 vjeç banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për ” Vjedhje”.
Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri. /albeu.com/