Ngacmonte vajzën e mitur, 33-vjeçari e pëson keq nga policia e Tiranës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 shtetas në 24 orët e fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Ndër të arrestuarit është edhe një shtetas 33-vjeçar pasi ka ngacmuar dhe përnjekur një shtetase të mitur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit në kërkim E. K., 33 vjeç, pasi prej kohësh ka përndjekur një shtetase të mitur…”

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 3 prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim Flamur Lika., 34 vjeç, , pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u  bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim B. H., 30 vjeç, ( i kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Forcat “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin e shtetasit M. Gj., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit në kërkim E. K., 33 vjeç, pasi prej kohësh ka përndjekur një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P., 32 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe N. S., 26 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2021 11:29