Nadir Ismaili është pacienti i parë nga Kavaja që ndërroi jetë nga COVID-19 dhe i katërti në shkallë vendi. Ismaili ka ardhur në Shqipëri në datën 27 shkurt nga Milano. Pas qëndrimit 5 ditor në Kavajë, ai ka dashur të kthehej drejt Italisë.
43-vjeçari kishte vendosur të largohej nga Shqipëria dhe kishte prerë biletë edhe për 09 mars, por nuk e bëri për shkak të problemeve shëndetësore. Nga data e ardhjes në Shqipëri deri në 6 mars ai nuk rapotohet të kishte shqetësime shëndetësore, por nuk përjashtohet mundësia që të ishte mbartës i virusit corona.
Të lidhura
None found
Gjatë kësaj periudhe ai ka lëvizur lirshëm në qytet duke bërë një jetë normale dhe takuar miq dhe të afërm. Pasi ka shfaqur shenjat ai është vetkarantinuar për 4 ditë deri në bërjen e tamponit, i cili e nxori të ishte pozitiv. Pas këtij lajmi në vetëkarantinim është futur edhe familja e tij, megjithëse deri tani asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë i prekur me COVID-19.
Viktima posedon një ndërtesë 5 katëshe në Golem, ku ka disa dhoma që i jepte me qira gjatë verës, të cilin e menaxhon krushku i tij, pasi ai qëndronte më shumë në Itali. Aktualisht në Kavajë është duke u respektuar kufizimi i lëvizjes pasi qytetarët i janë bindur urdhrit për të dalë në fashën e orarit që lejohet, 05 e mëngjesit me 13:00. /BW
