Rudina tregon marrëdhënien e Mark Frrokut me ish-bashkëshortin: Shumë të mira!

Muaj më parë aktorja e humorit dhe moderatorja Rudina Dembacaj bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Tashmë ata kanë nisur bashkëjetesën, bashkë me fëmijët e tyre, ku Rudina ka një vajzë me emrin Viktoria nga Martesa me Aleksandër Varfaj, ndërsa Marku ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e ndjerë.

Së fundmi Rudina është pyetur në rrjetet sociale se si janë marrëdhëniet mes Markut dhe Aleksandrit, duke befasuar me përgjigjen.

“Shumë të mira. Është Viki në mes”, u përgjigj Rudina, duke treguar se prej vajzës së saj ata ruajnë raporte korrekte.


Shtuar 23.03.2020 17:05